Paul Pogba është kthyer më gol dhe me fitore te Manchester Unitedi.
Ylli francez pas dy muajve larg fushës së blertë për shkak të lëndimit, dje është kthyer në fushë në fitoren e “Djajve të Kuq” ndaj Newcastlet prej 4-1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPogba thotë se është i lumtur me fitoren dhe rikthimin e tij si dhe me rikthimin e Zlatan Ibrahimoviqit dhe Marcos Rojo.
Ai thotë se gjeja më e rëndësishme është se Manchester United fitoj tri pikë në duel me Newcastlen, transmeton kp.
“Ne kemi fituar, kemi fituar tri pikë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Zlatan Ibrahimoviq, unë dhe Marcos Rojo u kthyem nga lëndimi, kështu që ne jemi të lumtur”, tha Pogba.
Ai ka shtuar se ndjehet mirë që tashmë në skuadër janë rikthyer të lënduarit, dhe sipas tij, tani tek Unitedi ekziston një atmosferë shumë e mirë.