Manchester Unitedi ka shënuar fitore bindëse ndaj Newcastle Unitedit, transmeton Koha.net.
Skuadra e Jose Mourinhos dominoi takimin, ndërsa u tregua shumë efikase, duke konkretizuar katër nga pesë goditjet brenda kornizës së portës së kundërshtarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët nisën më mirë takimin duke kaluar të parët në epërsi në minutën e 14 përmes Gayle.
Unitedi u kundërpërgjigj për mrekulli duke përmbysur rezultatin.
Shifrat i barazoi Martial në minutën e 37, kurse në minutën e 45+1 Smalling i dha epërsinë e parë Unitedit.
Në pjesën e dytë shënuan Pogba e Lukaku, për rezultatin përfundimtar 4 me 1.
Pas një kohe të gjatë është rikthyer edhe Zlatan Ibrahimoviq, i cili në minutën e 77 u inkuadrua në vend të Martialit.
Unitedi pas kësaj fitore rikthen pozitën e dytë, që e mban me 26 pikë, përderisa Newcastle në vendin e 11 ka 14 pikë.