Sport

Pogba festoi kur mori vesh për shkarkimin e Mourinhos

Paul Pogba ka festuar shumë kur mori vesh se Jose Mourinho ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi.

Portugezi u shkarkua të martën ndërsa Pogba kishte festuar në qendrën stërvitore të klubit duke thënë se “ai është kruar me njeriun e gabuar”.

Një prej dështimeve të Mourinhos ishte të nxirrte më të mirën nga Pogba, të cilin e bleu nga Juventusi për gati 100 milionë funte në verën e vitit 2016.

Dyshja ishte përfshirë në disa mosmarrëveshje dhe Pogbas i ishte marrë shiriti i zëvendëskapitenit në muajt e fundit të Mourinhos.

“Është kruar me njeriun e gabuar. Ka menduar se mund të më bëj budalla dh të kthejë fansat kundër meje”, është dëgjuar Pogba duke thënë në qendrën e stërvitjeve në Carrington, raporton The Sun.

Gazeta britanike raporton se lojtari i vetëm që nuk i është bashkuar festës për shkarkimin e Mourinhos ishte Romelu Lukaku, të cilin e bleu për 75 milionë funte në vitin 2017.

Ndaj kësaj feste ka ndërhyrë Michael Carrick që ia ka përkujtuar Pogbas se asnjë lojtar nuk është më i madh sa klubi.