Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pogba do të largohet nga Unitedi

Mesfushori Paul Pogba do të largohet nga skuadra e Manchester Unitedit këtë verë, pavarësisht se ka kontratë me ekipin anglez deri vitin tjetër.

Mediat në Ishull kanë raportuar të enjten se Pogba ka marrë vendim të largohet nga Unitedi dhe tashmë ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit.

Mësohet se Pogba dëshiron që edicionin tjetër të luaj në një kampionat tjetër dhe tashmë është në pritje të ofertave nga skuadrat e mëdha të Evropës. 28-vjeçari është pjesë e Unitedit prej vitit 2016 dhe aktualisht, kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Këtë edicion, Pogba ka pesë gola e tri asistime në 30 ndeshje për Unitedin. Interesim për kartonin e Pogbas, ka kohë që kanë treguar Juventusi, Barcelona, Paris Saint-Germaini e Real Madridi.