Clermont Foot, pjesë e të cilit është edhe sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, do të jetë nikoqir i Paris Saint-Germainit të shtunën. Parisienët si armë shtesë do ta kenë rikthimin e Kylian Mbappes, që është në formë të mirë fizike tashmë.
Mbappe nuk ishte pjesë e kualifikimeve të Botërorit me Francën kundër Ukrainës dhe Finlandës për shkak të lëndimit në pulpën e këmbës, të cilin e mori në barazimin 1:1 kundër Bosnjës.
“Mbappe është mirë dhe emocionalisht është stabil. Njësoj si para ndeshjeve të përfaqësueseve. Ai ka stërvitur me ne dhe do të shohim nëse do të luajë të shtunën apo jo”, ka thënë Pochettino në konferencë për shtyp.
Pavarësisht rikthimit të Mbappes, trajneri Pochettino do të jetë pa sulmuesit Lionel Messi dhe Neymar, të cilët kanë mbërritur vonë pas detyrës me përfaqësueset e tyre.
PSG-ja është lidere në elitën e futbollit francez me katër fitore nga po aq ndeshje.
Pa humbje është edhe Clermonti, me dy fitore e dy barazime. Renditet i treti.