Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, nuk do të luajë të shtunën kundër Lensit në elitën e futbollit francez për shkak të lëndimit në pulpën e këmbës, ka thënë klubi francez të premten.
PSG-ja u mposht nga City 2:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Paris, dhe Mauricio Pochettino do të udhëtojë tani të martën në Manchester për ndeshjen e dytë.
22-vjeçari Mbappe po sa u kthye nga një lëndim në kofshë, ndërsa luajti për 90 minuta të mërkurën.
Francezi është golashënuesi më i mirë i PSG-së këtë edicion me 25 gola në ligë dhe tetë në Evropë, përfshirë këtu “hat-trickun” kundër Barcelonës në “Camp Nou”.
PSG-ja është në vendin e dytë në renditjen e Ligue 1 të Francës. Ka një pikë më pak se Lille lider, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.