Mauricio Pochettino ka mohuar mundësinë që ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit pas përfundimit të sezonit aktual. Trajneri i Paris Saint-Germainit së fundi është i lidhur me një largim të mundshëm nga ekipi francez. Pochettino ka folur edhe për Zinedine Zidanen, për të cilin po flitet se do ta zëvendësojë tek ekipi francez.
“Nuk e di, nuk më takon mua të vendos”, tha Pochettino kur u pyet nëse e sheh Zidane si zëvendësuesin e tij pasi të largohet nga PSG-ja.
“Zidane është një trajner i madh, ai e ka treguar tashmë te Real Madrid. Gjithashtu, ai është francez. Kjo është një pyetje më shumë për drejtorin sportiv apo presidentin”, deklaroi Pochettino.