Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane do ta zëvendësojë Pochettinon te PSG-ja

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane pritet ta marrë drejtimin e skuadrës së Paris Saint-Germainit. “Le Parisien” ka shkruar se krerët e klubit francez po duan Zidanen për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon, që mund të emërohet në krye të Manchester Unitedit.

Madje, thuhet se Unitedi është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim për ta angazhuar Pochettinon, i cili është i hapur për një kthim të mundshëm në Premier League.

Në anën tjetër, Zidane ka refuzuar ofertën e Unitedit dhe është i gatshëm të punojë te PSG-ja. Zidane është i papunë prejse u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të shkuar.

Artikuj të ngjashëm