Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane i gatshëm për ta marrë drejtimin e PSG-së

Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është i gatshëm për ta marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit në rast të shkarkimit të Mauricio Pochettinos, ka shkruar të premten “Foot Mercato”.

Bëhet e ditur se Zidane është i gatshëm ta marrë drejtimin e ndonjë ekipi dhe nuk do ta refuzonte ofertën e PSG-së.

Trajneri aktual i klubit francez, Pochettino është nën presion kohët e fundit, pasi drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me lojën e ekipit.

Te PSG-ja, janë të gatshëm ta afrojnë Zidanen, i cili aktualisht është i papunë. Ai është pa ekip që nga fundi i sezonit të shkuar kur u largua nga Real Madridi.

Artikuj të ngjashëm