Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino flet për situatën e Icardit dhe Donnarummas te PSG-ja

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino shpreson që sulmuesi Maurco Icardi mos të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit dhe thotë se ka besim të madh si në portierin Gianluigi Donnarumma ashtu edhe në Keylor Navasin.

Portieri italian Donnarumma muajin e shkuar ka pranuar se nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij te PSG-ja, pasi kryesisht po është rezervist. Ndërkohë, Icardi ka shënuar tre gola në 18 paraqitje këtë edicion dhe është raportuar se Juventusi po kërkon huazimin e tij.

“Unë kam besim si te Navasi ashtu edhe te Donnarumma dhe kemi nevojë për dy portierët. Ndërkohë, Icardi shpresoj të mos largohet nga ekipi. Nuk besoj se është momenti i duhur të flasim për transferime edhe pse shpresoj që askush nuk do të largohet në janar”, tha Pochettino.