Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Plisat” kërcënojnë publikisht trajnerin e juniorëve të Prishtinës

Tifo-grupi i Prishtinës, “Plisat”, ka kërcënuar publikisht trajnerin e skuadrës së juniorëve të Prishtinës (futboll), Leotrim Krasniqi. “Plisat” kanë lëshuar një njoftim në profilin zyrtar në “facebook”.

Në njoftim shkruan se Krasniqi ka kërcënuar një lojtar të juniorëve të Prishtinës. “Personi në foto dhe në video është Leotrim Krasniqi – trajner i juniorëve të klubit futbollistik Prishtina. Ky person, siç shihet në video, hyn në postë dhe prej një numri të panjohur i dërgon ‘sms’ babait të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës. Në ‘sms’ e keni dhe e shihni përmbajtjen kërcënuese që e posedon. Andaj prej këtij momenti PLISAT nuk i garantojnë siguri në qytet e askund tjetër personit në fjalë – Leotrim Krasniqi.

Ky person i cili kërcënon prindin dhe familjen e lojtarit, nuk ka vend ASKUND në Prishtinë. Shpresojmë që këto raste do të dënohen gjithmonë. Ne u qëndrojmë PRAPA gjithmonë atyre që ia donë të mirën Prishtinës, e sidomos lojtarëve të cilët i mbrojnë ngjyrat bardh e kaltër”, thuhet në njoftimin e Plisave, që kanë publikuar edhe një video. Në koment të postimit, është paraqitur edhe fotografia e një mesazhi telefonik.

“Ngo ti me bo me prek dikush tr e pr ruje qiken e djalin se kena met njek deri kijamet mos haro keq je hi”, shkruan në njërin mesazh, ndërsa në përgjigje shkruan: “Pushka top tu boft”. Krasniqi ka drejtuar më parë seniorët e Besës.

 

Personi në foto dhe në video është Leotrim Krasniqi - trajner i juniorave të klubit futbollistik PRISHTINA. Ky person siç shihet në video hyn në postë dhe prej një numri të panjohur i dërgon sms babaut të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës. Në sms e keni dhe e shihni përmbajtjen kërcënuese që e posedon, andaj prej këtij momenti PLISAT nuk i garantojnë siguri në qytet e askund tjetër personit në fjalë - Leotrim Krasniqit. Ky person i cili kërcënon prindin dhe familjen e lojtarit nuk ka vend ASKUND në Prishtinë, shpresojmë që këto raste të tilla do të dënohen gjithmonë! Ne u qëndrojmë PRAPA gjithmonë atyre që ua dojnë të mirën Prishtinës, e sidomos lojtarëve të cilët i mbrojnë ngjyrat bardh e kaltër!

Posted by Plisat on Sunday, December 12, 2021