Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri Krasniqi reagon pas kërcënimit të “Plisave”

Trajneri i juniorëve të Prishtinës, Leotrim Krasniqi ka dalë me një reagim pas kërcënimit publik që mori nga tifozët e Prishtinës, “Plisat”.

Ai në faqen e tij në “Facebook” ka dhënë sqarime rreth siç kanë shkruar “Plisat” për një SMS dërguar nga Krasniqi në numër të babait të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës. 

“Gjithmonë kam punuar drejt në çdo klub. Nuk kam lejuar të nënshtrohem asnjëherë përkundër kërcënimeve edhe me jetë. Javëve të fundit jam kërcënuar dhe nuk kam dashur ta fus as familjen time dhe as shoqërinë në atë se çka po ndodhë dhe jam detyruar të gjejë mënyrë si t’i largoj ata që më shantazhuan për të futur një lojtar në ekip. Faji është i imi që nuk u jam drejtuar organeve të rendit, por kam dashur ta kryej vetë këtë problem. Komuniteti sportiv, lojtarët dhe klubet ku kam punuar njohin shumë mirë vlerat e mia, profesionalizimin, pastërtinë dhe ndershmërinë që kam në punën time”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në “Facebook”.