Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjesët e para mbyllen me barazim

Në tre ndeshjet e Superligës që janë duke luajtur të mërkurën, Prishtina - Drita, Malisheva - Ferizaj dhe Drenica - Gjilani, pjesët e para janë mbyllur me rezultat të njëjtë 1:1.

Prishtina po barazon me Dritën. Blesa i dha epërsinë kryeqytetasve në minutën e 34-t, por barazoi Besnik Krasniqi nga penalltia në të 43-n.

Ndërkohë, Malisheva kaloi në epërsi ndaj Ferizajt në minutën e 41-të, por Gentit Halili i mysafirëve barazoi në fund të pjesës së parë.

Shend Kelmendi i Gjilanit shfrytëzoi mjaft mirë daljen e portierit të Drenicës për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin, por vendasit barazuan me Besfort Dervishajn në fund të pjesës së parë.