Katër gola janë shënuar në pjesën e parë në derbin e Londrës në mes të Chelseat dhe Arsenalit, që po zhvillohet të mërkurën. Pjesa e parë ka përfunduar baras, 2:2, ndërsa i takon javës së 24-t të mbetur në Premier Leaguen e Anglisë.
Arsenali kaloi i pari në epërsi me golin e shënuar nga Eddie Nketiah në minutën e 13-të. Katër minuta më vonë Timo Werner barazoi shifrat në 1:1.
Gjuajtjen e Wernerit e devijoi Granit Xhaka. Dhjetë minuta më vonë, Arsenali kaloi sërish në epërsi ndaj Chelseat. Emile Smith Rowe ishte golashënues i epërsisë së dytë të Arsenalit.
Në minutën e 32-të, Chelsea barazoi sërish rezultatin në 2:2 nëpërmjet Cesar Azpilicuetas. Te Arsenali nga minuta e parë është Granit Xhaka.