Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pjaniq pranon uljen e pagës për t’iu bashkuar Juventusit

Miralem Pjaniq do t’i bashkohet së shpejti skuadrës së Juventusit, pasi ka pranuar uljen e pagës për të qenë pjesë e “Zonjës së Vjetër”.

Bëhet e ditur se Pjaniq ka pranuar uljen e pagës për 20 për qind vetëm për t’u larguar nga Barcelona, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit.

Pjaniq do të huazohet te Juventusi për dy vjet dhe me padurim pret të ribashkohet me trajnerin Massimiliano Allegri. Pjaniq vitin e shkuar iu bashkua Barcelonës nga Juventusi, në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon.