Ylli i Juventusit, Miralem Pjaniq insiston se ekipi i tij ende nuk është dorëzuar, përkundër humbjes prej 0 me 3 nga Real Madridi në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni italian ishte “gjunjëzuar” në shtëpi nga “Mbretërit” e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, transmeton Koha.net.
“Jemi paksa të zhgënjyer me rezultatin. Një ditë pas takimit trajneri na mblodhi dhe na tha se duhet të shkojmë atje dhe të luajmë. Nuk jemi dorëzuar ende, sepse në futboll mund të ndodhë gjithçka. Sigurisht se ndeshja e parë komplikon shumë gjërat. Në ndeshjen e kthimit kemi një shans për të përmirësuar gjërat”, ka deklaruar mesfushori boshnjak për Sky.