Miralem Pjaniq ka thënë se është kënaqur më shumë duke luajtur me Cristiano Ronaldon sesa me Lionel Messin.
Ai ka shtuar se “CR7” është lojtari më i mirë me të cilin ka punuar deri tani.
Boshnjaku e ka pasur fatin që të jetë në skuadër me dy fituesit e “Topit të Artë”.
Ka zhvilluar bashkë 77 ndeshje me Ronaldon te Juventusi, dhe 30 të tjera me Messin sa ishte pjesë e Barcelonës. Ai ka fituar tre trofe, përfshirë titullin e Serie A, ndërsa në Spanjë nuk ka shënuar asnjë gol, teksa ishte titullar në vetëm 13-të ndeshje në La Liga.
“Kam folur shumë me Cristiano Ronaldon. Kam shumë kujtime me të, është futbollist i madh. Ai është më i miri me të cilin kam luajtur. Ai është në mesin e dy apo tre lojtarëve më të mirë në histori të futbollit. Kam qenë me fat që kam luajtur me të dhe me Lionel Messin. Megjithatë, më shumë kënaqësi kam pasur në ndeshjet me Ronaldon sesa me Messin”, ka deklaruar Pjaniq për mediumin “O Jogo”.
33-vjeçari Pjaniq është pjesë e skuadrës Sharjah në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.