Mbrojtësi polak Lukasz Piszczek ka firmosur kontratë të re njëvjeçare me Borussia Dortmundin. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit gjerman.
Kontrata e vjetër e Piszczekut skadonte në fund të këtij stinori, por është vazhduar deri në verën e vitit të ardhshëm.
“Lukasz Piszczek është një lojtar lider në skuadrën tonë, po ashtu është në gjendje shumë të mirë fizike. Për këtë ishte edhe normale vazhdimi i kontratës edhe për një vit”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc.
Piszczek te Dortmundi gjendet që nga vera e vitit 2010.