Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka bërë të ditur që Antonio Conte e inspiroi që të bëhej trajner gjatë kohës së tyre në Juventus.
Pirlo me Conten, që tani është trajner i Interit, ka fituar tre tituj kampioni.
“Conte dhe unë kemi dy personalitete shumë të ndryshme, që ndoshta është arsyeja pse ne kemi kaluar gjithmonë mirë. Ai bëri historinë e Juventusit dhe unë mësova shumë prej tij, kështu që do të jem gjithmonë mirënjohës. Conte është njeriu i parë që më inspiroi të bëhem trajner. Ai është një person i shkëlqyeshëm, si dhe një trajner i shkëlqyeshëm”, deklaroi Pirlo.
Interi në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A do të jetë nikoqir i Juventusit.