Sport

Conte, trajneri më i mirë në Serie A

Antonio Conte është shpallur si trajneri më i mirë i sezonit 2020/21, pasi e fitoi titullin me Interin.

Ishte titulli i parë i “nerazzurrëve” pas një dekade.

Conte e pati konkurrent Stefano Piolin por triumfoi me 20 vota, një më shumë se trajneri i Milanit.

Në vendin e tretë doli trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini me tetë vota.

Conte tani është trajner i Tottenhamit.

“Jam i lumtur sepse është një çmim ku vlerësohem nga kolegët e mi trajnerë. Dua që këtë ta ndaj me stafin dhe lojtarët me të cilat punova në sezonin e kaluar te Interi”, ka thënë Conte në Londër.

Është hera e katërt që Conte e fiton çmimin “Panchina d’Oro”, si trajneri më i mirë i vitit në Serie A.