Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte nis bisedimet me Interin

Interi është në pritje të takimit me trajnerin Antonio Conte. Mediat italiane kanë njoftuar të martën se drejtuesit e klubit ziklatër do të nisin bisedimet me trajnerin italian për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Contes me Interin skadon në vitin 2022. Klubi italian thuhet se do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare me rritje të dukshme të pagës.

Conte këtë edicion u shpall kampion në Serie A me Interin.

Trajneri 51-vjeçar është pjesë e klubit italian që nga viti 2019.