Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta shpreson që Antonio Conte të mbetet trajner i ekipit edhe pas përfundimit të sezonit aktual, ka shkruar “Gazzetta dello Sport” të hënën. Conte e mori drejtimin e Interit në vitin 2019 dhe këtë sezon e ka siguruar titullin e kampionit në Serie A. Conte 51-vjeçar ka kontratë me Interin deri në vitin e ardhshëm.
“Këtë sezon, Conte ka qenë më i merituari për suksesin e klubit. Ne kemi një plan për sezonin tjetër dhe shpresojmë që Conte të vazhdojë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Ai është një trajner fitues dhe këtë e ka dëshmuar”, është shprehur Marotta. Para Interit, Conte ka fituar tituj kampioni edhe me Chelsean e Juventusin si trajner.