Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pirlo me synime të mëdha tek Juventusi

Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo, dëshiron ta kthejë entuziazmin te kampioni i Italisë.

Pirlo që ka zëvendësuar Maurizio Sarrin në rolin e trajnerit të Juventusi, tha me bindje të plotë se është “në vendin e duhur në kohën e duhur” në konferencën e tij të parë që e mbajti të martën, transmeton KOHA.

“Dua të rikthejë entuziazmin nëpërmjet lojës së bukur dhe atraktive. Unë iu thashë futbollistëve vetëm dy gjëra në takimin e parë: gjithmonë duhet të mbani topin dhe kur ta humbni, duhet ta rimerrni me shpejtësi. Jam më se i bindur se jam në vendin e duhur në kohën e duhur”, ka thënë Pirlo.

Pirlo ndër të tjera shtoi se synimi i tij është ta mbajë në ekip Paulo Dybalan derisa pati vetëm fjalë të mira për mesfushorin brazilian Arthur Melo, të transferuar së fundi nga Barcelona.

Artikuj të ngjashëm