Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pirlo e dëshiron sulmuesin e Chelseat

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka bërë të ditur se dëshiron të përforcohet me një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas mediave italiane, trajneri Pirlo ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të sjellin në Torino sulmuesin e Chelseat, Oliver Giroud.

Sulmuesi francez do të largohet nga londinezët pasi nuk po gjen hapësira në formacionin e trajnerit Frank Lampard.

34-vjeçari mund të transferohet në Serie A si futbollist i lirë pasi në verë i përfundon kontrata me “Juventusin”. Për sulmuesin francez interesim ka shprehur edhe Interi.

Artikuj të ngjashëm