Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se seleksionuesi i Spanjës, Luis Enrique duhet patjetër ta ftoj Jordi Alban te Përfaqësuesja e Spanjës.
Sipas Piques, një mbrojtës krahu si Alba nuk mund të injorohet, transmeton “Koha Ditore”. Alba 29-vjeçar, ka 66 paraqitje me Spanjën, por prej ardhjes së Enriques në postin e seleksionuesit nuk është ftuar.
“Shpresoj që Luis Enrique t’i përmirësoj gjërat dhe të ftojë Jordi Alban. Alba meriton të jetë pjesë e Spanjës”, ka thënë Pique, i cili muaj më parë është tërhequr nga Spanja.