Selektori i Spanjës, Luis Enrique thotë se nuk e ka ende gati 11-shen statuese për Botërorin e Katarit. Ai ka thënë se 26 lojtarët e grumbulluar janë të vlefshëm për Spanjën.
“Nuk kam ende 11-shen statuese. Por, kam një ide të vogël. E vërteta është se 26 lojtarët janë të vlefshëm për Spanjën”, ka thënë Enrique në një lidhje direkte të realizuar të dielën.
Enrique ka thënë se në Botëror do të luajnë lojtarët që janë më mirë fizikisht dhe të gatshëm për lojë. Spanja është në grupin E së bashku me Kosta Rikën, Gjermaninë dhe Japoninë.
Artikuj të ngjashëm