Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se Zlatan Ibrahimoviq dëshiron të jetë titullar dhe ta ketë rolin e liderit në ndeshjen e fundit kundër Sassuolos.
“Rossonerët” e dinë se një pikë do të ishte e mjaftueshme për ta siguruar “Scudetton” e parë që prej edicionit 2010-11.
“Kjo sezon mbyllet nesër. Ka dallim ndërmjet triumfit dhe dështimit. Të gjithë duhet të mendojnë se mund të jenë vendimtar. Ibrahimoviqi ka qenë shumë i rëndësishëm për ne. Ai na solli mentalitet, kualitet, inteligjencë dhe personalitet. Këto i duheshin skuadrës sonë që është e re. Ai mbetet pikë referimi”, ka theksuar Pioli në konferencën për shtyp të shtunën.
Ibrahimoviqi ishte pjesë e skuadrës së Milanit që e fitoi titullin para 11 vjetësh.