Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pioli parashikon ndeshje të vështirë ndaj Liverpoolit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur para ndeshjes ndaj Liverpoolit.

Trajneri italian ka pasur vetëm fjalë të mirë për skuadrën angleze.

Ai ka deklaruar haptas se është tifoz i futbollit anglez dhe e njeh mjaft mirë skuadrën që drejtohet nga trajneri, Jurgen Klopp

“Jam një tifoz i futbollit anglez dhe kështu e njoh Liverpoolin shumë mirë, i kemi studiuar dhe jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje.

E dimë që kemi munguar një kohë në një kompeticion të tillë, por ky është futbolli. Liverpooli është një skuadër shumë e fortë, por ne jemi gati për këtë ndeshje”, deklaroi Pioli.

Edhe Fonseca: Duhet të luajmë mirë në mbrojtje ndaj Liverpoolit Futboll Fonseca: Duhet të luajmë mirë në mbrojtje ndaj Liverpoolit

Skuadra e Milanit në këtë takim do të jetë pa sulmuesin, Zlatan Ibrahimoviqi shkaku i një lëndimi të pësuar.

Ndeshja Liverpool – Milan, luhet të mërkurën nga ora 21:00.