Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pioli: Milani po punon për t’u kthyer në Champions

Trajneri Stefano Pioli ka theksuar se Milanin po punon për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve.

Pioli ka thënë se nuk është prioritet titulli, por kthimi në “Champions”.

“Ne do të punojmë për t’u përmirësuar dhe për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë gjithçka për ta kthyer Milanin atje ku duhet, në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Pioli për Corriere della Sera. “Klubi nuk na ka kërkuar asgjë, ata nuk duan të na bëjnë presion”, është shprehur trajneri italian.

Milani është lider në Itali e po ashtu edhe në garë për ta fituar Ligën e Evropës.