Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka mbajtur premtimin e dhënë se nëse e fiton titullin e kampionit në Serie A, do t’i bëjë 60 kilometra me biçikletë.
Dhjetë ditë pasi Milani e fitoi Scudetton, Pioli ka hipur në biçikletë për ta bërë distancën e premtuar, ka raportuar “Gazzetta dello Sport”.
56-vjeçari nuk kishte fituar kurrë trofe në karrierën e tij drejtuese deri sa fitoi titullin e Serie A, i cili ishte gjithashtu i pari për Milanin që nga vitit 2011. Ai kishte premtuar disa muaj më parë se do të festonte fitoren duke udhëtuar me biçikletë nga qyteti i tij i lindjes, Parma, me miqtë e fëmijërisë deri në Passo della Cisa, zona e maleve Appenine që ndan Toscanan nga Emilia.
Gjatësia totale e udhëtimit ishte 130 kilometra, pasi përfshinte rrugë me kthesa dhe ngjitje deri në 1000 metra. Për t'i bërë gjërat më keq, ajo u bë në një nxehtësi rekordi, por Pioli siguroi se “duhet të vuash” për sukses.