Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e ka votuar Lionel Messin si më të mirin e vitit 2023. Xhaka ia dha pikët maksimale, pesë, yllit argjentinas. Me tri pikë e vlerësoi norvegjezin Erling Haaland, ndërsa me një pikë francezin Kylian Mbappe.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, po ashtu e vlerësoi Messin me pikë maksimale. Tri pikë ia dha Julian Alvarezit e një Kylian Mbappe.
Për bazë, sipas FIFA-s, janë marrë paraqitjet nga 19 dhjetori i vitit 2022 deri më 20 gusht të vitit 2023.
Disa nga kapitenët që votuan për Messin: Kylian Mbappe (Francë), Mo Salah (Egjipt), Luka Modriq (Kroaci), Harry Kane (Angli), Virgil van Dijk (Holandë), Jan Oblak (Slloveni), Robert Lewandowski (Poloni), Gianluigi Donnarumma (Itali), Son Heung-min (Koreja e Jugut), Christian Pulisiq (SHBA), Federico Valverde (Uruguai), Romelu Lukaku (Belgjikë), Andrew Robertson (Skoci), Radamel Falcao (Kolumbi), Granit Xhaka (Zvicër)