Të gjithë, të huaj e vendorë, e vlerësuan historike pikën e fituar nga Kosova ndaj përfaqësueses së Finlandës (1:1), më 5 shtator të vitit të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.
Ishte ndeshja e parë e Kosovës në një cikël kualifikues pas pranimit dhe pas kësaj priteshin pikë të tjera. Dhe, pas barazimeve në dy ndeshjet e tjera të Grupit I, Kosova pa veten në krye të tabelës.
Por, kjo situatë që u krijua vlerësohet se ishte e mirë vetëm për publicitet të përfaqësueses më të re në botë. Në aspektin sportiv e dëmtoi shumë, pasi opinioni shpejt fitoi bindjen se Kosova mund të bëjë gjëra të mëdha.
Kësisoj, pas çdo humbjeje, dëshpërimi rritej, ndërkohë që rriteshin edhe presioni e kritikat mbi trajnerin Albert Bunjaki dhe lojtarët. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.