Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistët të vendosur për të prishur planet e Ukrainës

Interesimi për ta përcjellë stërvitjen e parë të përfaqësueses së Kosovës, të martën, në stadiumin olimpik "Adem Jashari" ishte goxha i vogël.

Pak edhe e kuptueshme për shkak të rezultateve të dobëta të Kosovës në tetë ndeshjet e para të Grupit I kualifikues për kampionatin botëror "Rusia 2018", shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova ka fituar veç një pikë. Dhe, në opinion është krijuar përshtypja se shpresat për të fituar ndonjë pikë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, në atë kundër Ukrainës më 6 tetor në Shkodër dhe në atë kundër Islandës më 9 tetor në Reykjavik, janë të vogla.

Por, futbollistët kosovarë, të ftuar nga seleksionuesi Albert Bunjaki, mendojnë ndryshe. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.