Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pietro Pellegri, “Messi i ri” që po thyen rekordet në Serie A

Marco Pellegri kapi kokën me dorë dhe më pas futi dorën në xhaketë për të marrë celularin.

Marco, 53-vjeçar mundohej të bënte çdo gjë të mundshme që të mos qante. Por në fund ishte e tepërt për të, dhe ai u ul në stolin e tij në bankinën e Genoas dhe zbrazi emocionet, shkruan BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pellegri, administrator i Genoas, vetëm sa kishte parë të birin e tij, 16-vjeçarin Pietro, të shënonte golin e tij të dytë, që ishte edhe goli i dytë i skuadrës në ndeshjen e Serie A kundër Lazios. Ai realizoi dy gola, pasi u aktivizua në pjesë të parë në vend të Ricardo Centurionit.

Një ëndërr u realizua për babanë e djalit, Marcon, që dikur kishte thënë se nëse sheh Pietron duke luajtur për Genoan në "Stadio Luigi Ferraris" atëherë do të ishte i kënaqur të vdiste. Mund të konsiderohej jetë e plotësuar për të, përcjell Koha Ditore. Fotografitë e Marcos duke qarë, bënë bujë nëpër botë dhe bënë edhe Pietron të qante, kur i treguan pas ndeshjes, të cilën Genoa e humbi 3:2, në startin më të keq në Serie A në 40 vjet.

Papritmas të gjitha kujtimet nisën t'i ktheheshin Pietros. Orët që kishte kaluar në veturë, ndërsa babai i tij e dërgonte nga një ndeshje në tjetrën....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.