Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Piat: Ligat po e nënvlerësojnë rrezikun e një vale të dytë të koronavirusit

Kreu i Unionit të Futbollistëve të Francës, Philippe Piat, ka thënë se ligat evropiane që kanë vendosur të refillojnë po luajnë bixhoz se nuk do të ketë një valë të dytë të infektimeve.

Liga ne Futbollit Francez (LFP) më 10 prill vendosi që të përfundojë parakohshëm në Ligue 1, kur kishin mbetur edhe dhjetë xhiro deri në fund. Paris Saint-Germaini u shpall kampion.

Ka pasur kritika nga disa klube. Madje presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, e ka quajtur budallallëk vendimin. Është paralajmëruar edhe padi.

Bundesliga e Gjermanisë ka rifilluar pa shikues, ndërsa muajin e ardhshëm pritet të rifillojë La Liga e Spanjës, e Premier Leagues e Anglisë. Po ashtu është duke u pritur rifillimi edhe i Series A të Italisë.

“Do të shohim në fund nëse jemi budallenj”, ka thënë Piat për “L’Equipe” të hënën. “Është e vërtetë se nëse të gjithë rifillojnë, do të bëhet pyetja pse nuk është filluar në Francë. Por, nuk e di se në çfarë kushte do të do të luhet në Spanjë, nëse shtetet tjera do të jenë të kujdesshme siç kemi qenë ne. Këtu nuk kemi garanci se do të testohemi rregullisht dhe nuk mund të rrezikojmë një pjesë të popullatës, e të shihemi si të priviligjuar. Po ashtu çfarë do të ndodhë nëse lojtarët dalin pozitiv?” ka thënë Piat për “L’Equipe”.

Edhe Presidenti i Lyonit sërish sulmon ligën franceze Sport Presidenti i Lyonit sërish sulmon ligën franceze

Ai ka shtuar se derisa numri i të infektuarve me koronavirus është duke rënë, ka mundësi për një valë të dytë.

“Kam ndjesinë se vala e parë e COVID-19 është prapa nesh. Por, është pyetja nëse do të ketë valë të dytë. Ata që po rifillojnë po luajnë një lloj bixhozi”, ka shtuar Piat.

Stinori 2020/21 në Francë do të rifillojë më 22 gusht.