Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aulas: Rifillimi i Bundesligës dëshmon se liga e Francës mund të vazhdojë

Planet e Gjermanisë për të rifilluar Bundesligën jep shpresë se Franca ende mund ta vazhdojë stinorin në Ligue 1, ndonëse është vendosur që të mos vazhdohet, ka thënë presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas të enjten.

Liga e Futbollit të Francës (LFP) e ka mbyllur edicionin javën e kaluar dhjetë xhiro parakohës, duke e shpallur Paris Saint-Germainin kampion dhe duke e lënë Lyonin jashtë vendeve të kupave evropiane për stinorin e ardhshëm. Deri te vendimi për të përfunduar stinorin ka ardhur pas masave kufizuese të qeverisë franceze.

Aulas këtë javë ka thënë se klubi ka paralajmëruar padi.

Të mërkurën, Bundesliga gjermane ka njoftuar se do të rifillohet më 15 maj, pasi ka marrë lejen e qeverisë. Është liga e parë e madhe në Evropë që do të rifillojë pas pezullimit nga koronavirusi.


“Unë e kam vërejtur se stërvitjet janë kthyer në gati dhjetë shtete evropiane. Duke marrë masa të njëjta, ndoshta edhe ne do të ishim në gjendje të përfundonim stinorin. Ne jemi në rrugën e gabuar, por nuk shtë tepër vonë që të provojmë dhe të mendojmë për diçka koherente. Përderisa ka jetë, ka edhe shpresë. Për gjithë ata njerëz që na thonë të ndalojmë pasi gjitha ligat tjera do të ndalojnë, vendimi i Gjermanisë është një hap i rëndësishëm”, ka thënë Aulas për “L’Equipe”.

Edhe Piat: Ligat po e nënvlerësojnë rrezikun e një vale të dytë të koronavirusit Sport Piat: Ligat po e nënvlerësojnë rrezikun e një vale të dytë të koronavirusit

Pasi përfundoi në vendin e shtatë në Ligue 1, Lyoni duhet të fitojë Kupën e Ligës së Francës apo Ligën e Kampionëve në mënyrë që të luajë në Evropë stinorin e ardhshëm.

Finalja e League Cup mes Lyonit dhe Paris Saint-Germainit është shtyrë në afat të pacaktuar.

La Liga, Serie A dhe Premier League po ashtu po shpresojnë të rifillojnë, por nuk ka ende një datë zyrtare.