Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pezullohet edhe Superliga e Turqisë në futboll

Autoritetet në Turqi kanë vendosur të pezullojnë ligat në futboll, basketboll e volejboll, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. 

Lajmin e ka kumtuar Ministria e Sportit të Turqisë pas takimit që të enjten pati me federatat e futbollit, të volejbollit dhe basketbollit.

"Kemi vendosur të pezullojmë ligat pas takimit me federatën e futbollit, volejbollit e basketbollit dhe krerët e klubeve. Shëndeti i sportistëve tanë është shumë i rëndësishëm. Ne duhet të marrim masat e nevojshme", ka thënë ministri Mehmet Kasapoglu. 

Pati kritika të shumta nga futbollistët në ligën turke që po vazhdojnë ndeshjet, ani pse ato luheshin pa shikues.

“Njerëzit po vdesin nëpër botë dhe ne po flasim për futboll”, ka shkruar në Twitter, sulmuesi kolumbian i Galatasarayt, Radamel Falcao.

Në Superligën e Turqisë luajnë Vedat Muriqi (Fenerbahçe), Florent Hadërgjonaj e Loret Sadiku (Kasimpasa)