Federata e Futbollit e Turqisë ka dalë me reagim për lajmin se futbollisti Merih Demiral, u suspendua me dy ndeshje nga UEFA.
Federata turke ka thënë se lajmi i publikuar nga mediumi gjerman “Bild” të enjten mbrëma, nuk është i vërtetë.
“Lajmi i publikuar nga ‘Bild’ se ‘Merih Demiral’ është suspenduar me dy ndeshje nga UEFA, nuk është i vërtetë. Kemi kohë deri në mëngjes për ta mbrojtur veten”, ka shkruar Federata e Futbollit e Turqisë.
UEFA në fakt të mërkurën gjatë ditës nisi hetim për Demiralin, për gjestin e tij pas fitores ndaj Austrisë 2:1, në fazën e një të tetës së finales në Kampionatin Evropian.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyrtare: Ylli i Turqisë dënohet me dy ndeshje moslojë
-
Bild: “Heroi” i Turqisë e pëson si Daku
-
Gazetari turk ndalet nga policia për lajmin e rremë për transferim të Musialas
-
Pezullohen përkohësisht 102 futbollistë në Turqi për bastvënie ilegale
-
Tifozët e Turqisë bëjnë shenjën për të cilin u suspendua Demirali