Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pezullohen katër klube futbolli në Afrikë të Jugut për kurdisje, pas fitoreve 33:1 dhe 59:1

Futbolli ne Afrike te Jugut

Katër klube të futbollit në Kategorinë e Katërt të Afrikës së Jugut janë pezulluar përjetësisht për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve.

Matiyasi FC dhe Shivulani Dangerous Tigers, po luftonin për ngjitje në rang më lartë. Shivulani ishte duke kryesuar ligën me tri pikë e po ashtu goldallim më të mirë për 16 gola.

Një hetim i autoriteteve të futbollit të Afrikës së Jugut ka zbuluar se Matiyasi kishte qenë në gjendje të kurdiste ndeshje me Nsami Mighty Birds, pasi Mighty Birds nuk donte që Shivulani të fitonte ligën.

Kjo çoi në një fitore të Matiyasit me rezultat 59:1 ndaj Mighty Birds, fitore që u ndihmua nga një numër i madh i autogolave e po ashtu skuadrës Mighty Birds iu përjashtuan shtatë lojtarë me kartonë të kuq.

Ndërkohë lideri i ligës Shivulani kishte mësuar se Matiyasi po kryesonte 22:0 pas pjesës së parë, kështu që u dakordua me Koto Happy Boys për ta siguruar një fitore bindëse. Lojtaraët e Kotokos nisën të largoheshin nga loja në pauzën mes pjesëlojëve, duke thënë se janë të lodhur e nuk mund të vazhdojnë. Kështu që pjesën e dytë e luajtën vetëm me shtatë lojtarë. Shivulani në fund fitoi 33:1.

Edhe Katër klube të Afrikës së Jugut përjashtohen përgjithmonë për kurdisje Sport Katër klube të Afrikës së Jugut përjashtohen përgjithmonë për kurdisje

Vincent Ramphago, që është president i Federatës së Futbollit të rajonit opani në Afrikë të Jugut, ka thënë për BBC: “Kur skuadrat ishin takuar në ndeshjet e kaluara në mars, rezultatet ishin 2:1 për Matiyasin ndaj Mighty Birds dhe Dangerous Tigers barazoi 2:2 me Happy Boys”.

Ai ka shtuar se është zbuluar se edhe referi ishte i përfshirë në këto konspiracione, pasi nuk kishte regjistruar në mënyrë korrekte golashënuesit.

“Ne zbuluam se referi vetëm po shkruante – lojtari numër 2 shënoi 10 gola, lojtari numër 5 shënoi 20 gola’ dhe kështu me radhë. Por, ishin 41 autogola, si i regjistruan këto?” – tha Ramphago.

Ai ka shtuar se ata që janë përfshirë në këtë nuk kanë respekt për lojën dhe është trishtuese që një numër i madh i lojtarëve të rinj u përfshinë.

“Këta njerëz nuk respektojnë futbollin, nuk mund të lejojmë të ndodh sërish”, tha Ramphago.

Trajneri i Mighty Birds, Neil Thwala, ka insistuar në pafajësi. Ai fajin për kurdisjen e bërë nga lojtarët e tij ia ka lënë referit të ndeshjes së kaluar kundër Shivulanit, duke thënë se referi ishte për Shivulanin.

Edhe UEFA dënon klubin nga Azerbajxhani për kurdisje Futboll UEFA dënon klubin nga Azerbajxhani për kurdisje

“Në ndeshjen e kaluar që luajtëm, na u tha se referi është pjesë e Shivulani Dangerous Tigers. Ne shënuam katër gola, por të gjithë u anuluan nga referi, por më pas ata goditën anash rrjetës dhe referi pranoi golin. Kur e raportuam rastin, na tha se referi merr vendimin final. Mendja e lojtarëve nuk ishte te loja, pasi edhe po të fitonin, e dinin se s’do të ndihmonte”, tha Thwala.

Zyrtarët nga gjithë klubet morën dënime mes pesë dhe tetë stinorë, ndërsa referët morën suspendime për 10 stinorë.