Oleksandr Petrakov, i cili e udhëhoqi ekipin U20 të Ukrainës drejt triumfit në Botërorin e vitit 2019, është emëruar përkohësisht përzgjedhës i Përfaqësueses A të Ukrainës.
Petrakov 64-vjeçar që ka punuar kryesisht me ekipet e gjeneratave të reja të Ukrainës gjatë dekadës së fundit, në postin e përzgjedhësit do ta zëvendësojë Andriy Shevchenkon, të cilit i skadoi kontrata në fillim të këtij muaji.
Shevchenko e udhëhoqi Ukrainën deri në çerekfinale të “Euro 2020”.
Federata e Futbollit të Ukrainës nuk zbuloi detaje nga marrëveshja me Petrakovin, por tha se ai do ta përgatisë ekipin për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Artikuj të ngjashëm