Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Petra Vlhova ia mohon Shiffrinit rekordin

Kampionia olimpike në skijim, Petra Vlhova e ka bërë të pasuksesshëm tentimin e parë të Mikaela Shiffrinit për të vendosur rekord të fitoreve në Kupën e Botës në skijim alpin.

Sllovakja Vlhova ka fituar sllallomin në Flachau të Austrisë, të martën mbrëma. Amerikanja Shiffrin u rendit e dyta, derisa e treta ishte Lena Duerr e Gjermanisë.

Shiffrin ka qeshur, ka duartrokitur dhe ka përqafuar Vlhovan pasi ajo arriti në cak.

“Nuk po ndihem shumë mirë, por kjo nuk është befasuese në fund të një serie garash”, ka thënë Shiffrin.

Ajo garoi në shtatë gara brenda 15 ditëve. Shënoi pesë fitore.

Edhe Fitorja e 100-të e Shiffrinit në Kupën e Botës Sporte të tjera Fitorja e 100-të e Shiffrinit në Kupën e Botës

“Petra skijoi shkëlqyeshëm sonte. Ajo e ka merituar fitoren”.

Shiffrini të dielën barazoi rekordin e Lindsey Vonnit prej 82 fitoreve në Kupën e Botës në skijim alpin.