Sport

Petr Cechu kthehet nga pensionimi, i bashkohet Chelseat

Pavarësisht moshës dhe pensionimit, portieri Petr Cech, do t’i kthehet sërish futbollit. 38-vjeçari është parë duke u stërvitur me Chelsean në javët e fundit dhe tani është portieri i katërt në listën e ekipit, si nevojë “emergjente” e ekipit.

Sipas Goal, Cech iu rikthye ekipit për shkak të gjendjes së koronavirusit ndërsa ka marrë pozicionin e lojtarit pa kontratë.

“Me rikthimin dhe tani duke luajtuar në një kohë të vështirë(për shkak të pandemisë), ta kesh Petr Cech në skuadër duke u stërvitur me të tjerët, sjellë përvojë në klub dhe kjo është një gjë e shkëlqyeshme. Ai po stërvitet dhe po e mbanë formën, është e shëndetshme për të dhe portierët”, ka deklaruar trajneri i Chelseat, Frank Lampard.

Lampard ka thënë se janë të lidhur si një familje ndërsa po përpiqen ta mbajnë skuadrën së bashku.

“Pse nuk do të dëshironit të kishit portierin më të mirë në botë, i cili ishte për një kohë të gjatë”, ka përfunduar Lampard.