Vladimir Petkoviq më nuk është përzgjedhës i Përfaqësueses së Zvicrës. E përditshmja “Blick” ka njoftuar se Petkoviq është larguar nga ky post për ta marrë drejtimin e skuadrës së Ligue 1, Bordeauxit.
Bëhet e ditur se ai ka shkëputur kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Zvicrës që i skadonte vitin e ardhshëm, pasi do të firmos kontratë deri në vitin 2024 me Bordeauxin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPetkoviq 51-vjeçar, ka qenë në krye të Zvicrës prej vitit 2014 kur e zëvendësoi Ottmar Hitzfeldin kurse në “Euro 2020” arriti deri në çerekfinale. Ai si trajner ka punuar edhe te Lazio, Sioni, Samsunspori, Young Boysi, Bellinzona e Lugano.