Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Zlatko Daliq largohet nga Kroacia

Daliq

Zlatko Daliq është larguar pas pothuajse nëntë vjetësh nga posti i përzgjedhësit të Kroacisë.

Ai i ka dhënë fund epokës së tij tepër të suksesshme në krye të Kroacisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin për largimin e Daliqit e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kroacisë të mërkurën.

“Përzgjedhës, faleminderit për gjithçka - për fitoret, sukseset, vendosjet, medaljet, bashkimin, respektin dhe luftën vendimtare për Kroacinë në fushë dhe jashtë saj. Rezultatet flasin për llojin e trajnerit që je, dhe respekti për lojtarët, bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët flet për llojin e personit që je”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kroacisë.

Kroacia u eliminua nga Portugalia në 1/16 e finales të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e Daliqit, Kroacia në vitin 2018 doli nënkampione e Botës, kurse në vitin 2022 vendin e tretë.