Erkand Qerimaj ka fituar titullin e kampionit të Evropës në peshëngritje, përkatësisht në stilin e shkëputjes. Qerimaj garoi të martën në kategorinë deri 73 kilogramë. Dhe doli i pari në njërin stil të peshëngritjes, duke ngritur lartë 150 kilogramë.
Peshë të njëjtë ngriti edhe Kakhi Asanidze i Gjeorgjisë, por i pari u rendit Qerimaj për shkak të peshës trupore. I treti ishte Muhammed Furkan Ozbek me 149 kilogramë. Në shtytje, reprezentuesi i Shqipërisë nuk ishte në mesin e më të mirëve.
Dhe kështu mbeti pa medalje edhe në total. Të dielën, Evagjelia Veli fitoi të artën në kategorinë deri 55 kilogramë. Ajo fitoi në njërin stil e po ashtu në total.
“Plot dy dekada me medalje, rekorde dhe kupa. Shumë i lumtur për veten, për familjen, për gjithë shqiptarët që arrij të shpallem kampion evropian”, ka shkruar Qerimaj. Favorit në këtë kategori ishte Briken Calja. Por për shkak të një lëndimi ai nuk kishte tentime të suksesshme.
-
Calja - kampion Evrope në shtytje, nënkampion në dygarësh
-
Shqipëria me tri medalje argjendi në Evropianin e peshëngritjes
-
Ramadani fiton dy të bronzta në Evropianin e peshëngritjes
-
KOK: Bajraktaraj kampion Evrope, Krasniqi nënkampion
-
Qerimaj ia siguron medaljen e katërt Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare