Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampioni i Evropës në bodybuuilding dhe fintess.
Bajraktari siç shkruan KOK-u e ka fituar medaljen e artë në Evropianin që u organizua në Santa Sussana të Spanjës.
Ai fitues i Evropës u shpall në kategorinë deri 85 kilogramë. Ndërkohë, Betim Krasniqi ka dalë nënkampion i Evropës në kategorinë deri 75 kilogramë.
“Pranë medaljes ishin edhe Flamur Rexhaj, që doli i katërti në -100 kg, ndërsa Granit Kuleta i gjashti në -95 kg. KOK përgëzon suksesin e garuesve tanë të bodybuildingut dhe Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës”, shkruan në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Peshëngritje, Qerimaj kampion i Evropës në shkëputje
-
Karateistët e Kosovës të pasuksesshëm në ditën e parë të Evropianit
-
Shqipëria fiton medalje në Evropianin e mundjes dhe atë të peshëngritjes, Kosova larg
-
Calja - kampion Evrope në shtytje, nënkampion në dygarësh
-
Distria, kampione e Evropës për herë të katërt