Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peshëngritje, Çalja i artë në evropian

Peshëngritësi nga Shqipëria, Briken Çalja ka fituar medaljen e artë të mërkurën në kampionatin evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Çalja këtë medalje e ka fituar në kategorinë deri në 69 kilogramë, transmeton Koha.net.

Peshëngritësi shqiptar arriti të ngrit 146 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe 175 kilogramë në atë të shtytjes - në total 321 kilogramë.

Çalja i artë u shpall edhe në stilin shkëputje, shtytje dhe dygarësh.