Edicioni 2018/19 në Championshipin (kategoria e dytë) e Anglisë do të jetë i veçantë, pasi pesë ekipe do të paraqiten me sponsorin e njëjtë në fanella.
Përderisa 20 skuadrat e Premier Leagues, në fanella kanë sponsorë të ndryshëm, në Championship ekipet si Leed, Aston Villa, Derby, Preston dhe Middlesbrough do të kenë logon “32Red”.
Platforma online e lojërave të fatit ka pushtuar tregun e sponsorizimit në kategorinë e dytë angleze. Kjo kompani për edicionin e ri do të paraqitet edhe në fanellat e Glasgow Rangers në Skoci, kurse edicionin e shkuar ishte sponsor edhe te Swansea City, që bëri gara në Premier League.
“Ky sponsor pati ofertën më të mirë për ekipin tonë, kështu që nuk paraqet ndonjë problem që ta kemi në fanella. Po ashtu, me ekipet e tjera të Championshipit nuk kemi asnjë lidhje përveç rivalitetit të madh. Kanë mundur të jenë edhe më shumë ekipe me të njëjtin sponsor”, ka thënë trajneri i Middlesbrought, Tony Pulis... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)