Chelsea ka arritur marrëveshje prej 46 milionë euro me firmën e teknologjisë sportive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Infinite Athlete”, dhe sponsori i ri do të vendoset në fanellë.
Skuadra londineze e nisi edicionin e Premier Leagues pa një sponsor të tillë, pasi marrëveshja e kaluar me kompaninë e komunikimit “Three”, kishte skaduar.
Marrëveshja e re është bërë për edicionin 2023/24, dhe do të jetë edhe te fanellat e skuadrës së futbollisteve.