Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali heq nga shitja fanellat e dizajnuara gabimisht nga Adidasi

Arsenali ka hequr nga shitja fanellën e “dizajnuar gabimisht” nga kompania e veshmbathjeve Adidas.

Fanella e re kishte çmimin e rreth 130 eurove. Ndërkohë, ajo përfaqësonte sezonin e Arsenalit që nuk dinte për humbje para rreth 20 vjetëve.

Arsenali e kishte mbyllur atë kampanjë pa asnjë disfatë të vetme në Premier League dhe e kishte fituar titullin.

Kompania Adidas ka thënë se paratë e shpenzuara nga tifozët në fanellat me dizajn të gabuar, do të rimbursohen. Fanella e re e Arsenalit ka të dizajnuar shkronja W dhe D, që kanë kuptimin e fitoreve dhe të barazimeve të arritura nga i gjithë sezoni.

Në kampanjën 2003/04, Arsenali kishte 26 fitore dhe 12 barazime. Por blerësit e fanellës së re kanë vënë re se vetëm 32 nga 38 ndeshje të ligës janë paraqitur në dizajnin e fanellës së re.

Edhe Chelsea bëhet me sponsor në fanellë Sport Chelsea bëhet me sponsor në fanellë

Sipas tyre, barazimet me Portsmouthin dhe Birminghamin si dhe katër fitore tjera përgjatë sezonit, nuk janë shfaqur fare.

Fanella e re aktualisht nuk mund të blihet në faqen zyrtare të Adidasit apo Arsenalit.